Vendosni fjalën kyçe....

Vrasja e komisarit Artan Cuku/ Familjarët i kërkojnë shtetit dëmshpërblim 1 milion euro


Familjarët e ish-komisarit Artan Cukut kanë kërkuar një dëmshpërblim monetar dhe moral prej 1 milionë eurosh ndaj Ministrisë së Brendshme, për humbjen e familjarit të tyre.

Pak muaj më parë, familjarët e të Cukut ngritën një padi në Gjykatën Administrative, duke kërkuar dëmshpërblimin nga Drejtoria e Policisë dhe Ministria e Brendshme. Seanca e radhës do të mbahet më 8 shkurt.

Sipas televizionit “News 24”, ekspertët kanë caktuar dëmin prej 130 milionë lekë të reja, që Drejtoria e Policisë dhe Ministria e Brendshme i detyrohen familjes së Cukut.

Kujtojmë se Prokuroria arriti në hetime në përfundimin se shkak i vrasjes s ëish-komisarit ishte hakmarrja, pasi në kohën që ai mbante postin e drejtorit të policisë Vlorë, rihapi një vrasje të bujshme në këtë qark. Ai vuri në pranga Bledar Jambellin, i cili çuditërisht u lirua më pas nga gjykata.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *