Një nga prodhuesit më të mëdhenj kinezë të pajosjeve elektronike, ‘Xiaomi’, do hapë një strukturë prodhimi në Stamboll me një investim prej 30 milionë dollarësh në tremujorin e parë të këtij viti.
Turqia do të jetë vendi i katërt në botë ku kompania në fjalë po fillon prodhimin, sipas një deklarate nga kompania të enjten.
Ajo do punësojë gati 2,000 persona në uzinën turke e cila do të ketë një kapacitet prodhimi vjetor prej 5 milionë telefonësh inteligjentë.
Duke kujtuar që kompania operon në Turqi që nga viti 2019, Usher Liu, meaxheri i ‘Xiaomi’ në Turqi, tha:
“Ne do të vazhdojmë investimet tona pa pushim.”
Xiaomi po bashkëpunon me prodhuesin e karikuesve Salcomp në këtë investim, vuri në dukje deklarata.
David Chang, Drejtori i Salcomp i Evropës, tha se kompania synon të ndikojë në rritjen e ekonomisë së Turqisë me këtë investim, duke e quajtur atë një hap fillestar.
“Ne jemi shumë të kënaqur që do të kemi mundësinë për të bërë projekte të mëdha në Turqi.” – tha Chang.