Kompania Amazon ka porositur qindra kamionë që punojnë me gaz natyror të kompresuar ndërsa provon mënyrat për të ndryshuar flotën e saj të mjeteve në SHBA, duke hequr kamionët që ndosin më shumë, tha kompania në një deklaratë.
Pandemia e koronavirusit bëri që veprimtaria e shpërndarjes të rritet në vitin 2020, me vëllimet e kamionëve që i kaluan nivelet e vitit 2019 mesatarisht, ndërsa trafiku i makinave të pasagjerëve ra.
Por kjo rritje e veprimtarisë rrugore do të thotë më shumë ndotje, pasi kamionët më të rëndë lëshojnë nivele më të larta të gazrave serë sesa automjetet e pasagjerëve.
Kompanitë e transportit po ndërtojnë flotën e tyre të automjeteve elektrike për të zvogëluar çlirimet e karbonit.
Pjesa më e madhe e mallrave të vendit shpërndahet përmes kamionëve me ngarkesë të mesme dhe të rëndë, të cilat përbëjnë më shumë se 20% të çlirimit të gazrave serë të industrisë edhe pse ato përbëjnë më pak se 5% të flotës rrugore, sipas të dhënave federale të SHBA-së.