Vendosni fjalën kyçe....

Ambasadorja Kim: Shqipëria ka potencial, gjykatat e pastra do i tërheqin më shumë investimet amerikane


Sipas ambasadores së SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim, Shqipëria ka potencial për të tërhequr investimet amerikane.

Përmes një postimi në “Twitter” ku shpërndan një artikull të Monitor.al me titull ‘Skavica dhe gazi në Vlorë, planet për investimet e mëdha amerikane në Shqipëri’, Ambasadorja Kim tregon se çfarë do të tërheqë më shumë investime.

Ajo thekson se sundimi më i fortë i ligjit, transparenca dhe gjykatat e pastra janë pikat kryesore, që do të ndikojnë në tërheqjen e më shumë investimeve. 

 “Potenciali për investime të mëdha nga SHBA në Shqipëri është real. Shqipëria ka fuqi punëtore të zgjuar dhe gjeografi strategjike. Sundimi më i fortë i ligjit, transparenca dhe gjykatat e pastra do të tërheqin më shumë. Kjo është arsyeja pse Reforma në Drejtësi ka rëndësi. Demokracia, Mbrojtja dhe Biznesi janë të lidhura.”- shkruan Kim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *