Vendosni fjalën kyçe....

Atentat në Vlorë, ekzekutohet 40-vjeçari


Ka ndërruar jetë 40-vjeçari  që u plagos pak çaste më parë me armë zjarri.

Viktima është identifikuar si Gentian Qari i cili është qëlluar me armë zjarri teksa po ecne në këmbë.

Ai është qëlluar nga një mjet në lëvizje.

Policia ka gjetur në Pyllin e Sodës një mjet të djegur brenda të cilit është gjetur edhe një armë zjarri automatike e cila dyshohet se është përdorur në atentat.

Qari ka qenë i dënuar më herët në Itali me 11 vite burg.

“Më datë 06.02.2021, rreth orës 18:16, në lagjen “29 Nëntori”, në afërsi të Bibliotekës të qytetit është plagosur me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta shtetasi G. Q., rreth 40 vjec, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spitalin e Vlorës. Shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendgjarje ku është rrethuar zona dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe në dalje të qytetit dhe përgjatë rrugëve që lidhin njësitë administrative me qëllim kapjen e autorit. Grupi hetimor po vijon punën për sekuestrimin e çdo prove materiale që do ti shërbej zbardhjes së ngjarjes dhe identifikimit të autorit/ve. Gjatë krehjes së zonës nga policia është konstatuar në rrugën e Pyjores, lagja “24 Maji”, duke u djegur një automjet i braktisur i markës “Toyota Yaris” me targa IKA 3066, ngjyra gri, që  dyshohet se ju perket autorit/ve.– thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *