Hollësi të tjera kanë dalë lidhur me ekzekutimin e Gentian Qarrit në Vlorë.
Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e sotme pranë bibliotekës së qytetit bregdetar ku 40-vjeçari u qëlluar me breshëri automatiku duke humbur jetën më pas në spital.
Viktima është qëlluar nga të paktën dy persona të maskuar, nga një makinë në lëvizje.
Mjeti tip ‘Toyota’ u gjet pak më pas i djegur pranë Pyllit të Sodës dhe brenda tij edhe një armë automatike që dyshohet se është përdorur për vrasjen e Qarrit.
Ai ka qenë i dënuar me 11 vite burg në Itali ndërsa ishte kthyer në Vlorë tre vite më parë pas kryerjes së dënimit. Një nga pistat ku po hetohet është larja e hesapeve ndërsa po hetohen edhe pistat e tjera.