Gjendet trupi i pajetë i një personi në bregdetin e durrësit. Siç bën me dije policia, trupi i pajetë u gjet rreth orës 07:30, në lagjen nr.13 dhe i përket seksit mashkull. Ai besohet të jetë rreth moshës 50-vjeçare.
“Më datë 06.02.2021, në orën 07:30, në lagjen nr.13, Durrës, është gjetur i mbytur në breg të detit, një shtetas i seksit mashkull rreth 50 vjeç, ende i paidentifikuar.
Nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.”– thuhet në njoftimin e policisë.