Vendosni fjalën kyçe....

Gjermania premton 21 milionë euro për të ndihmuar opozitën bjelloruse


Gjermania ka premtuar një ndihmë financiare prej 21 milionë eurosh si pjesë e ‘planit të saj të veprimit’ të sapohartuar, që synon mbështetjen e opozitës bjelloruse.

Lajmi është pohuar nga ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas, gjatë një konference online me elementë të opozitës bjelloruse.

Ai foli në të ashtuquajturën Konferencë e Solidaritetit të Bjellorusisë – një ngjarje në internet e organizuar nga Kongresi Botëror i Bjellorusisë, një forum i diasporës bjelloruse të mërguar dhe grupeve mbështetëse të opozitës.

Maas ishte një nga folësit e rangut më të lartë në veprimtarinë e organnizuar ku morën pjesë edhe disa deputetë të Parlamentit Europian.

Bjellorusia ka disa muaj e trazuar që prej zgjedhjeve presidenciale të gushtit 2020. Opozita nuk e njohu rezultatin ku presidenti Lukashenko mori më shumë se 80% të votave.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *