Vendosni fjalën kyçe....

Grushti i shtetit në Mianmar/ Mbyllet interneti gjatë protestave kundër ushtrisë


Sunduesit ushtarakë të Mianmarit kanë mbyllur internetin në vend, ndërsa mijëra njerëz protestojnë kundër grushtit të shtetit të kësaj jave.

Observatori i Internetit NetBlocks tha se pati një ndërprerje pothuajse totale të internetit e cila është ende në fuqi, me lidhjen që bie në 16% të niveleve të zakonshme.

Shërbimi i BBC-së në Burma gjithashtu konfirmoi bllokimin e internetit.

Kjo lëvizje vend pas tubimeve të mëdha që po zhvillohen, që kur ushtria mori pushtetin të hënën.

“Diktator ushtarak, dështo, dështo; Demokraci, fito, fito!”– brohoriti turma në qytetin kryesor,Yangon.

Policia ka bllokuar rrugët kryesore në qendër të qytetit. Hyrja në Twitter dhe Instagram është bllokuar gjithashtu për të ndaluar mobilizimin e njerëzve, një ditë pas ndalimit të Facebook-ut.

Të shtunën, protestuesit bënë thirrje për lirimin e personave të ndaluar nga ushtria, duke përfshirë dhe udhëheqësen e zgjedhur Aung San Suu Kyi.

Ata marshuan nëpër rrugët e Yangon-it, ndërsa autobusët e qytetit u binin borive në mbështetje të tyre. Kalimtarët përshëndetën me tre gishta, i cili është bërë një simbol i sfidës kundër autoritarizmit në rajon.

Demonstruesit i dhanë policisë trëndafila dhe shishe me ujë të pijshëm, duke i thirrur ata që të mbështesnin njerëzit, e jo regjimin e ri.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *