Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në hyrje të qytetit të Librazhdit.
Mësohet se një kamion, ka përplasur një motoçikletë në të cilën udhëtonin burrë e grua.
Dy të plagosurit janë transportuar në spital ku ndodhen në gjendje të rëndë.
Paraprakisht dyshohet se shkak për aksidentin është bërë një parakalim i gabuar, megjithatë policia ka nisur hetimin për zbardhjen e plotë të ngjarjes.