321 raste janë konfirmuar me Covid-19 në 24 orët e fundit në Kosovë, ndërsa ka humbur jetën vetëm një person.
Lajmi është konfirmuar pak më herët nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHKP).
“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.534 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 321 raste pozitive.
Brenda 24 orëve është raportuar 1 rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rasti i vdekjes është nga komuna: Prishtinë 1 rast (66 vjeç).”– njofton IKSHKP.
Bashkë me këto shifra, numri total i rasteve pozitive me virusin shkon në 62 mijë e 9 raste si dhe 1 mijë e 520 vdekje.
Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar dhe 313 pacientë të tjerë.