Maqedonia e Veriut pritet të nënshkruajë një marrëveshje me Kinën për njërën nga vaksinat anti-Covid që ka prodhuar Pekini.
Lajmi është dhënë nga ministri i Shëndetësisë, Filipçe, sipas të cilit të hënën më 8 shkurt, Shkupi zyrtar do nënshkruajë për një sasi prej 200 mijë vaksinash kineze.
Sipas kreut të shëndetësisë, të parët që do vaksinohen janë personeli i spitaleve dhe personat mbi 70 vjeç.
“Dozat e siguruara do të shërbejnë për vaksinimin e 100 mijë personave. Të parët do të vaksinohen punonjësit shëndetësor dhe personat e moshuar mbi 70 vjeç. Pikat e vaksinimit do të funksionojnë me kapacitet maksimal, konkretisht nga 2000 deri në 2500 vaksinime në ditë. Kjo vaksinë është e sigurt sikur edhe të gjitha vaksinat tjera.” – tha ndër të tjera, Filipçe.