Vendosni fjalën kyçe....

Ministri i Shëndetësisë në Kosovë: Vaksina po vjen, në qershor e korrik kthehet normaliteti në vend


Ministri në detyrë i Shëndetësisë në Kosovë, Armend Zemaj ka deklaruar se vaksina do të mbërrijë sëshpejti dhe se pas ardhjes së saj, do të kthehet normaliteti në vend.

“Vaksina po vjen, prioritet i vaksinimit do të jetë personeli shëndetësor dhe shpresojmë së në qershor dhe korrik t’i kthehemi normalitetit në vend. 1000 persona staf të mesëm do t’i angazhojmë gjatë këtij viti.”- tha Zemaj gatë një vizite në Spitalin e Vushtrrisë.

Ministri Zemaj u shpreh se presin që gjatë këtij viti të angazhohen 1000 persona staf i mesëm në Spitalet e Kosovës.

Për momentin në rajon, vetëm Serbia dhe Shqipëria kanë nisur me procesin e vaksinimit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *