Vendosni fjalën kyçe....

Mjekja i kërkon Ramës bonus qiraje, ironizon Rama: PD mund ta bëjë këtë dhe t’ju çojë dhe në SPA për masazhe


Kryeministri Rama është duke zhvilluar në takim me qytetarët në Gjirokastër, në shtëpinë ‘Kadare’.

Një mjeke e quajtur Adea Koçollari, e cila është zhvendosur nga Tirana për të punuar në Gjirokastër pas specializimit, i kërkoi kreut të qeverisë një bonus qeraje.

Rama iu përgjigj mjekes duke i thënë se ndoshta këtë dhe shumë të tjera si (masazhe, SPA) mund ta ofronte programi i PD-së, duke shtuar se me rritjen e pagave mjekët në Shqipëri kanë mundësi të njëjta me ato që do të kishin në rast se do të largoheshin drejt Gjermanisë.

BISEDA:

Mjekja: A mund të përfitojmë ne si mjek të rinj një bonus qeraje?

Rama: Sot ju merrni vetëm pagën, si mjekë që janë këtu vendas. 3 vite ju do punoni ku t’i duheni atdheut, pasi ka një investim nga familja por edhe nga shteti për edukimin tuaj. Nuk di t’iu jap një përgjigje për momentin për këtë, besoj se programi i PD-së mund ta akomodojë këtë. Mund të ketë bonus që ju të shkoni dhe në spa dhe në masazh, që do ndërtohen sipas programit. Ajo që dua tiu pyes është sa paga juaj tani?

Mjekja: Ajo që marrim në dorë, është 490 mijë lekë. Por sot do jetë future rroga e re. Nuk e di.

Rama: Tani e tregove me fakte që je Gjirokastrite, këtë muaj duhet të kesh marrë më shumë. Në vend që të më thuash që paga jonë ishte kaq, e tani është kaq, po aq. E di sa do të hedhin…

Mjekja: Nuk dua të them shifër të gabuar, e di afërsisht, por ende nuk e kam marrë pagën e Janarit.

Rama: Ne kemi bërë një rritje të konsiderueshme pagash për specialistët që punojnë jashtë qytetit të tyre, me rritjen që ne u kemi bërë rrogat janë të ngjashme me Gjermaninë, në rast se mjekët nisen sot. Unë nuk hyj te ata që predikojnë katastrofën për shkak ase njerëzit synojnë të provojnë veten jashtë shtetit. Kjo është një periudhë historike e pashmangshme, nuk ka qeveri që e ndal këtë trend, në fund të fundit është liria e secilit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *