Një grup fermerësh gjermanë ka organizuar një marshim me traktor përmes Berlinit qendror për të protestuar kundër miratimit të rregullave të reja, të cilat sipas tyre do i kushtojnë shumë ekonomisë së tyre në emër të mbrojtjes së mjedisit.
Dhjetra zetorë kaluan nëpër rrugët e kryeqytetit gjerman përmes ‘Alexanderplatz’. Fermerët mbanin parulla të tilla si ‘Bujqësia ka nevojë për një të ardhme”, ‘Kur e drejta bëhet e gabuar, rezistenca bëhet detyrë’, dhe ‘Schulze po na heq qafe’.
Kjo e fundit i referohet ministres Federale për Mjedisin, Svenja Schulze, zyrtares që qëndron pas ligjit të propozuar për ‘Mbrojtjen e Insekteve’, i cili pritet të miratohet nga parlamenti gjerman javën e ardhshme.
Fermerët thonë se është shumë kufizues dhe do ndalojë që disa prej tyre të përdorin insekticid, duke i detyruar ata të largohen nga biznesi.
Protestuesit besojnë se projektligji motivohet më shumë nga ideologjia sesa nga shkenca.
“Ne promovojmë biodiversitetin, por jo ministri të paqëndrueshme.” – thotë faqja në internet e Land Creates Connection, grupi i fermerëve që qëndron pas protestës. Aktivistët kanë planifikuar disa ngjarje gjatë ditëve përpara votimit në parlament.