Një mjek në Berat është ndarë nga jeta lidhur me Covid-19.
Bëhet fjalë për mjekun Josif Dena, ndërsa njoftimin e ka bërë faqja ‘Qyteti i Beratit’ në Facebook. Shqipëria është një nga vendet me numër të lartë vdekjesh në radhët e personelit mjekësor.
Edhe pse kryeministri Rama ka premtuar mbërritjen e një numri vaksinash në ditët në vijim e vaksinimin e personelit shëndetësor, deri tani kanë ardhur vetëm pak mijë doza.
“Ndahet nga jeta doktor Sifii (Josif Dena) pas një betejë me Covid. Një humbje e madhe për familjen dhe qytetin! Ngushëllime familjes! U prehtë në paqe!” – njofton faqja Qyteti i Beratit në Facebook.