Vendosni fjalën kyçe....

OKB: Situata humanitare në veri të Etiopisë në gjendje ekstreme


Kombet e Bashkuara (OKB) bënë të ditur se situata humanitare në rajonin verior Tigray në Etiopi është e tmerrshme dhe shpejtë po përkeqësohet.

Në raportin e Zyres së Kombeve të Bashkuara për Koordinim të Çështjeve Humanitare (OCHA) theksohet se në shumë rajone në provincën Tigray, ku është kryer operacion ushtarak kundër Frontit rebelues për Çlirim të Popullit Tigray (TPLF), nuk kanë mund të dërgojnë ndihmë humanitare.

Sipas raportit, ndonëse ndikimi i plotë i luftës ende nuk është i dukshëm, punëtorët humanitarë në terren thanë se uria është në rritje dhe se furnizimet me ujë dhe furnizimet mjekësore janë urgjentisht të nevojshme.

Informacionet për krime të tilla si dhuna kundër civilëve dhe rrëmbimi, kthimi i detyruar i refugjatëve dhe personave të zhvendosur dhe dhuna seksuale vazhdon të arrijnë, ndërsa është vënë re se ky informacion nuk mund të konfirmohej për shkak të kufizimeve të qasjes në pjesë të ndryshme të zonës.

“Ndonëse kanë kaluar tre muaj nga lufta në Tigray, situata humanitare në tërë rajonin është e frikshme dhe vazhdon të përkeqësohet shpejtë”, theksohet në raport.

Etiopia më 4 nëntor shpalli gjendje të jashtëzakonshme në rajonin verior Tigray pasi kryeministri urdhëroi ushtrinë që t’i kundërvihet Qeverisë rajonale, për të cilën pohon se gjatë mbrëmjes kreu sulm vdekjeprurës ndaj bazës ushtarake.

Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme gjashtëmujore vijoi pas deklaratës nga zyra e kryeministrit Abiy Ahmed se me sulmin e Frontit për Çlirim të Popullit i armatosur mirë Tigray ka “kapërcyer vijën e kuqe”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *