Vendosni fjalën kyçe....

Partizani fiton me Bylisin, Tirana gjithashtu bën detyrën kundër Skënderbeut


Kjo e shtunë ka qenë një ditë me fat për Partizanin dhe Tiranën. Partizani ka shfrytëzuar ndalimin e Vllaznisë dhe pas fitores me rezultatin 1-2 kundër Bylisit, është afruar 6 pikë më kreun.

Po ashtu dhe Tirana sot ka mposhtur Skënderbeun me rezultatin 2:0, ndërkohë që Orges Shehi ishte në stol.

Bylisi – Partizani

Dueli në Ballsh mes Bylisit dhe Partizanit ishte i fortë, me Partizanin që pretendoi që në fillimin për një penallti. Mirëpo arbitri Jorgji nuk mendoi ashtu në atë moment dhe më pas i dha penallti Bylisit.

E megjithatë portieri Alban Hoxha e ndali serbin Kojiç dhe pjesa e parë u mbyll 0-0.

Në të dytën Partizani fitoi një penallti që do hapë polemika. Çinari shënoi dhe kaloi ne epërsi “demat”, kurse më pas realizoi edhe Cara. Gjithsesi Bylisi, edhe pse me një lojtarë më pak për shkak të ndëshkimit me të kuq të Ymeralilajt, shënoi me Carkanjin. Kaq, pasi deri në fund Partizani e ruajti epërsinë dhe mori tre pikët.

Tirana – Skënderbeu

Ndërkohë në kryeqytet, Tirana i mbylli llogaritë për 10 minuta. Taulant Seferi shënoi golin e parë. Më pas në minutën e 18’, Erion Hoxhallari realizon golin e dytë për bardheblutë, duke mos i dhënë asnjë shans Dajsinanit. Tirana e ruajti më pas epërsnë deri në fund ndaj Skënderbeut.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *