Dy ekipet e kryeqytetit kanë arritur t’i fitojnë ndeshjet e vlefshme për javën e 18-të të Superligës.
Partizani merr një fitore tejet të rëndësishme në fushën e vështirë të Ballshit duke e ngushtuar në 6 pikë largësonë nga kreu pas hapit fals të Vllaznisë.
Edhe Tirana e ka marrë veten dhe me ardhjen e tranerit Shehu ka një marsh më shumë. Bardheblutë mundën Skënderbeun dhe tani janë rikthyer në garë për një vend në renditje që i çon në Ligën e Europës.
Më vonë sot Teuta do të kërkojë të reagojë kur të presë Apoloninë ndërsa Kukësi e mbyll nesër javën me sfidën ndaj Kastriotit.