Vendosni fjalën kyçe....

Plagosje me armë zjarri në Vlorë


Të shtëna me armë ka pasur mbrëmjen e sotme në Vlorë.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur pranë bibliotekës së qytetit, ndërsa të shtënat janë kryer nga një mjet në lëvizje.

I lënduar ka mbetur një person i cili është identifikuar si Gentian Qari, i cili ka qenë duke ecur në këmbë.

Ai është dërguar në spital ndërsa gjendja e tij nuk dihet ende.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *