Vendosni fjalën kyçe....

Qindra qytetarë marshojnë në Zvicër kundër masave shtrënguese të qeverisë ndaj Covid-19


Rreth 500 protestues marshuan nëpër qytezën zviceriane Zug të shtunën, të veshur me kostume të bardha mbrojtëse dhe duke brohoritur parulla dystopiane për të shprehur pakënaqësi me rregullat që synojnë të kufizojnë përhapjen e pandemisë COVID-19.

Demonstrata të kujtonte një tubim një javë më parë në Vjenë, ku mijëra kundërshtarë të bllokimit edhe më të rreptë që ka Austria, u përballën me policinë.

Megjithëse kufizimet e Zvicrës kanë qenë më pak të rënda sesa ato në Gjermani, Austri ose Itali – restorantet dhe dyqanet jo-thelbësore janë të mbyllura, por pistat e skive janë të hapura – ka ende një lëvizje të qëndrueshme kundërshtimi.

Në Zug, policia vëzhgoi por nuk ndërhyri ndërsa një grup protestuesish marshuan nga stacioni i trenit në qendër të qytetit buzë liqenit, i njohur për kompanitë offshore.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *