Vendosni fjalën kyçe....

Rama nga Saranda: E kemi bërë projektin për aeroportin, e kontraktojmë sa të mbarojmë punë me të Vlorës


Kryeministri Rama ka pohuar sot se projekti për aeroportin e Sarandës është bërë dhe se ai do kontraktohet sapo të mbyllet çështja e atij të Vlorës.

Kreu i qeverisë e bëri deklaratën gjatë një vizite në Sarandë.

“Mesa duket do të kemi një fitues për Vlorën. Pasi janë paraqitur dy kompani, më në fund u ça ajo bllokada e COVID. Në momentin që ne do të kontraktojmë aeroportin e Vlorës do hapim menjëherë procesin për aeroportin e Sarandës. Është bërë projekti, por kemi qenë të kujdesshëm të presim një herë dhe do të energjizojë jashtëzakonisht shumë.” – tha Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *