Portugezi Cristiano Ronaldo goditi traversën në ndeshjen ndaj Romës, para se të pyeste gjyqtarin nëse mund të kontrollonte nëse ora e tij kishte dhënë sinjal nëse topi e kishte kaluar vijën e finishit.
Sjellja e Ronaldos bëri që gjyqtari të buzëqeshte duke mos ia dhënë dorën sulmuesit. Sulmuesi e pyeti zyrtarin Daniele Orsato nëse gjuajtja e tij kishte përfunduar në rrjetë.
Kur Orsato e siguroi atë se sensori në pajisjen e tij nuk kishte treguar gjë, Ronaldo u përpoq që t’i kapë dorën por gjyqtari e largoi duke buzëqeshur. Juventusi arriti të fitojë me rezultatin 2-0 ndaj Romës duke u ngjitur në vendin e tretë.