Vendosni fjalën kyçe....

Barcelona arrin fitoren jetike ndaj Seviljes, mban gjallë shpresat për titullin kampion


Barcelona ka arritur një fitore tejet të rëndësishme në supersfidën e javës së 21-të në kampionatin spanjoll.

Katalanasit kanë fituar jashtë fushe ndaj rivalëve të Seviljes duke u barazuar me pikë me Realin e Madridit të vendit të dytë. Golat për Barcelonën u shënuan nga Mesi e Trincao ndërsa një tjetër ishte autogol nga lojtari vendas.

Ky sukses e mban Barcelonën në garën për titullin kampion, edhe pse Atletiko e Madridit duket e pakapshme këtë sezon.

Ekipi madrilen mban kreun me shtatë pikë më shumë se Reali e Barcelona po ka edhe dy ndeshje më shumë për të luajtur duke kërcënuar ta thellojë largësinë nga ndjekësit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *