Në një qëndrim të fundit nga intervista para-Super Boël, presidenti amerikan Biden e bëri të qartë se nuk ka asnjë mundësi që SHBA-ja të heqë sanksionet ndaj Iranit nëse ky i fundit nuk ndalon fillimisht pasurimin e uraniumit, hap që Teherani ka treguar se nuk është i gatshëm ta bëjë.
Qëndrimi i Biden e vë atë në kundërshtim me Liderin Suprem iranian, Ajatollah Ali Khamenei, i cili tha para se të transmetoheshin komentet e presidentit amerikan se SHBA-ja duhet të heqë të gjitha sanksionet nëse dëshiron që Irani ‘t’i kthehet zotimeve të tij’.
“Ai duhet të heqë të gjitha sanksionet në praktikë, atëherë ne do të bëjmë verifikimin. Vetëm pas kësaj do kthehemi te zotimet tona.” – deklaroi ai, sipas medias lokale.
I pyetur nëse Uashingtoni do të hiqte sanksionet i pari për ta kthyer Iranin ‘përsëri në tryezën e negociatave’, Biden thjesht u përgjigj: ‘Jo’.