Çmimet botërore të ushqimit u rritën në janar për të tetin muaj radhazi, të udhëhequr nga drithërat, vajrat bimorë dhe sheqeri, sipas një raporti nga Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë (FAO) e Kombeve të Bashkuara.
FAO tha që indeksi i tij i çmimeve të ushqimit shënoi një rritje prej 4.3 përqind nga dhjetori, duke arritur nivelin më të lartë që nga korriku 2014. Indeksi ndjek ndryshimet mujore në çmimet ndërkombëtare të mallrave ushqimore të tregtuara zakonisht.
Indeksi i çmimit të drithërave tregoi një rritje të mprehtë mujore prej 7.1 përqind të udhëhequr nga një rritje globale e çmimit të misrit.
Raporti gjithashtu tha se gruri u rrit 6.8 përqind i nxitur nga kërkesa e fortë globale dhe pritjet e shitjeve të reduktuara nga Rusia.
Kërkesa e fortë për oriz nga blerësit aziatikë dhe afrikanë mbështetën rritjen e fortë të çmimeve për këtë kulturë. Po kështu rritje çmimi njohën edhe vajrat, sheqeri e prodhimet e tjera.