Vendosni fjalën kyçe....

“Deti i shitet Greqisë”-Rama shfryn ndaj politikanëve në Shqipëri dhe Kosovë: Maskarenj, gjysmëanalfabetë që i fryjnë këtij zjarri


I ndodhur në Sarandë për fushatë elektorale, Kryeministri Edi Rama nuk la pa përmendur sërish çështjen e detit duke sulmuar liderët politik në Shqipëri dhe Kosovë.

Rama i cilësoi “maskarenj dhe gjysmëanalfabetë” përfaqësuesit e partive në Kosovë e Shqipëri që i fryjnë zjarrit se deti do i shitet Greqisë

Ideja që deti mund të shitet si kos dhe shitja mund të bëhet fshehurazi është një ide komplet absurde, por keqardhja e madhe është që ka kaq shumë peshq me dy këmbë, sidomos në rrjetet sociale, që këtë absurditet e marrin për të mirëqenë. Për këtë arsye, ata të cilët kanë një përgjegjësi publike, që janë liderë partish, që janë përfaqësues partish në Shqipëri e Kosovë, dhe që flasin me publikun duke i fryrë këtij zjarri, janë maskarenj. Nuk di asnjë fjalë tjetër, përveç fjalës maskara! Qenie të ulëta, të padenja, që nuk meritojnë asnjë respekt. Por fatkeqësisht ka një pjesë, gjysmëanalfabetësh, që i dëgjojnë dhe i japin vetes pamjen e patriotit”-deklaroi Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *