Tre viktima në 24 orët e fundit lidhur me Covid-19 ka raportuar Kosova. Për sa u përket rasteve të reja, Prishtina zyrtare lajmëron për 249 të tilla nga 2291 analiza të kryera.
Numri i përgjithshëm i viktimave në Kosovë lidhur me pandeminë është 1523 persona.
Në ditët në vijim, ministri i Shëndetësisë në detyrë, Zemaj, ka pohuar se në vend do vijnë vaksinat e do nisë procesi i imunizimit duke shpresuar që në muajt e verës gjithçka t’i jetë kthyer normalitetit.