Liverpuli ka pësuar një humbje të thellë ndaj rivalëve të Mançester Sitit, duke u larguar edhe më shumë nga gara për titullin kampion.
Ekipi i gjermanit Klop është mundur me rezultatin 4-1 duke mos rezistuar për asnjë çast ndaj ekipit të drejtuar nga Guardiola.
Golin e vetëm për Liverpulin e shënoi Salah ndërsa për miqtë, golat u shënuan nga Gyndogan, Sterling e Foden.
Me këtë fitore, Siri kryeson i vetëm i ndjekur nga Mançester Junajtid, ndërsa Liverpuli duket praktikisht jashtë garës për trofeun.