Mijëra njerëz në Mianmar morën pjesë në marshime proteste gjatë fundjavës, duke kundërshtuar grushtin e shtetit.
Ndërsa tensionet u përshkallëzuan, thuhet se policia qëlloi në ajër teksa përballej me turmat e zemëruara.
Këto janë ndër protestat më masive që prej krizës së vitit 2007 e deri më tani kanë qenë kryesisht paqësorë, por vendi mbetet në një gjendje të paqëndrueshme që prej grushtit të shtetit në fillim të javës së shkuar.
Protestuesit kërkojnë lirimin e Këshilltares të Shtetit, Aung San Suu Kyi, presidentit Win Myint dhe zyrtarëve të tjerëve të arrestuar nga ushtria.
Gjeneralët kanë shpallur një gjendje të jashtëzakonshme njëvjeçare dhe kanë rrëzuar qeverinë e Mianmarit, duke akuzuar Partinë e Lidhjes Kombëtare për Demokracinë (NLD) të Suu Kyi për manipulime të zgjedhjeve të përgjithshme të nëntorit të kaluar.