Milani ka shkatërruar Krotonen pasditen e sotme duke rivendosur largësinë nga ndjekësit.
Kuqezinjtë shënuan katër herë në portën e kundërshtarit dhe tashmë e shohin veten dy pikë më shumë se Interi e shtatë më shumë se Juventusi, në atë që duket se do jetë treshja që do luftojë për titullin kampion.
Dy golat e parë të ndeshjes u shënuan nga i zakonshmi Ibrahimoviç ndërsa dy të tjerët nga Rebiç.