Për shkak të motit të trazuar është pezulluar lundrimi për anijet dhe mjetet e vogla në Vlorë. Pezullimet e lundrimit nuk prekin transportin ndërkombëtar detar.
Në 48 orët e ardhshme sipas parashikimeve të kushteve hidrometeorologjike, pritet që në Portin e Vlorës dhe jashtë saj era dhe deti në drejtimin jug-juglindje forca 4-5bft 7-10m/s brenda gjirit të Vlorës dhe jashtë gjirit të Vlorës era dhe deti në drejtimin jug-juglindje forca 6-7bft 10-15m/s jashtë.