Njerëzit që kundërshtojnë masat e qeverisë daneze ndaj pandemisë Covid-19 marshuan nëpër kryeqytet në një protestë të re në fundjavë.
Ndryshe nga disa ngjarje të mëparshme, tubimi i kësaj jave mbeti i qetë, pa përplasje dhe nuk çoi në arrestime.
Protesta u organizua nga grupi ‘Burrat në të Zeza’, të cilët nuk janë të kënaqur me bllokimin e pjesshëm të Danimarkës dhe përhapjen e një sistemi dixhital që do të gjurmojë vaksinimet dhe do të lëshojë certifikata që konfirmojnë statusin e vaksinimit të qytetarëve.
Qindra qytetarë ecën nëpër Kopenhagen, para ndërtesës së parlamentit, duke mbajtur pishtarë e duke brohoritur parulla. Ata gjithashtu mbanin në duar figura të kryeministres Mette Frederiksen, që krahasohej me liderin e Koresë së Veriut Kim Jong-un.