Kreu i qeverisë pohoi sot se kush punon, gabon.
Rama dha një intervistë nga Saranda dhe gjatë saj thirri në ndihmë gurrën popullore për të përshkruar punën e bërë prej tij në 8 vite qeverisje.
Kryeministri e kishte zgjedhur me kujdes edhe sfondin gjatë intervistës me një anije që qëndronte në det pak metra larg vendit ku ndodhej.
“Në do kthehesha nga e para shumë gjëra do bëheshin ndryshe dhe më mirë. Njeriu kur punon është i destinuar të gabojë dhe kur gabon mëson. E rëndësishme nuk është që njeriu të mos gabojë kurrë, sepse gjithmonë gabon, por të mos përsërisë gabimet. Eksperienca dhe gabimet e bërë më kanë shërbyer të mos bëj të njëtat gabime.” – tha Rama.
Më herët kreu i qeverisë tha se kërkon që puna e tij të ketë një ndikim të fortë duke lënë pas një kujtim të mirë te njerëzit.