Reali i Madridit ka si objektiv sulmuesin belg të Interit, Lukaku.
Sipas Todofichajes, madrilenët janë të gatshëm të paguajnë deri në 100 milionë euro për të marrë shërbimet e lojtarit belg.
Media spanjolle thotë se personi që po përpiqet të joshë Lukakun të vijë te Reali i Madridit është shoku i tij te kombëtarja belge, Hazard.
Madrilenët mbajnë vendin e dytë në renditje me shtatë pikë më pak se Atletiko e Madridit që ka për të luajtur edhe dy ndeshje më shumë.