Vendosni fjalën kyçe....

Shkëputja e masivit të akullit shkakton përmbytje në Indi, dyshohet për qindra viktima (Video)


Më shumë se 150 persona u raportuan të zhdukur pasi një akullnajë u shkëput dhe shkaktoi një përmbytje që dëmtoi një termocentral në Indinë veriore.

Sipas autoriteteve zyrtare, dyshohet se më shumë se 150 persona kanë humbur jetën ndërsa qindra të tjerë mund të kenë mbetur të bllokuar.

Një akullnajë u rrëzua në rrethin Chamoli, duke shkaktuar një përmbytje masive në lumin Dhauliganga dhe duke dëmtuar një termocentral aty pranë. Shtatë trupa janë gjetur deri më tani. Ekipet e kërkim-shpëtimit gjithashtu arritën të shpëtonin 16 persona të bllokuar në një tunel.

Përveç banorëve të zonës, nga përmbytja mund të ketë viktima edhe mes qindra punonjësve të termocentralit që ndodhedhin në vendin e punës në kohën kur ndodhi shkëputja e akullnajës.

Në vitin 2013, përmbytjet masive në zonë të shkaktuara nga përmbytjet masive për shkak të shirave të dendur shkaktuan katastrofën më të rëndë natyrore të vendit që nga tsunami i vitit 2004, duke vrarë 5,700 njerëz.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *