Një 88-vjeçare ka humbur jetën dhe partneri i saj 89-vjeçar është lënduar seriozisht, gjatë një shpërthimi në një garazh në qytetin francez Bordeaux të shtunën, kanë njoftuar zjarrfikësit e këtij qyteti, raporton “The Local.fr”.
Hetimet fillestare sugjerojnë se gazi është arsye e shpërthimit, që ka shkatërruar një ndërtesë të vogël dhe ka dëmtuar dy ndërtesa tjera fqinje.
88-vjeçarja ishte llogaritur si e zhdukur pas shpërthimit rreth orës 8 të mëngjesit. Por, trupi i saj u gjet në rrënoja rreth orës 16:00. Partneri i saj 89-vjeçar është duke luftuar për jetë. Raportohet për dhjetë të lënduar nga shpërthimi.