Një shpërthim bombe në Somalinë qendrore vrau të paktën 12 persona të dielën, duke përfshirë një shef të inteligjencës lokale, sipas zyrtarëve.
Sulmi, i cili plagosi disa të tjerë, synoi automjetin e Abdirashid Abdi Qooje, ndërsa ai kalonte nëpër fshatin Eldhere 30 kilometra në perëndim të Dhusamareb, kryeqyteti administrativ i shtetit Galmudug. Qooje ishte kreu i Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës dhe Sigurisë në Dhusamareb.
Duke folur për Anadolu Agency, zyrtarët e sigurisë në rajon konfirmuan sulmin dhe numrin e viktimave në kushte anonimiteti.
“Një automjet ushtarak me të cilin udhëtonte shefi i inteligjencës së Dhusamareb, Abdirashid Abdi Qooje, u sulmua ndërsa udhëtonte midis Eldhere dhe qytetit Guriel, duke vrarë atë dhe 11 truprojat e tij.” – tha një zyrtar i sigurimit.
Media lokale ka raportuar se vikimat nga sulmi janë të paktën 14. Al-Shabaab, një grup terrorist i lidhur me Al Kaedën me seli në Somali, mori përgjegjësinë për sulmin.
Ky ishte shpërthimi i tretë në Somali gjatë 24 orëve të fundit. Një civil u vra dhe tre të tjerë u plagosën në një shpërthim bombe të shtunën në mbrëmje në kryeqytetin Mogadishu.