Vendosni fjalën kyçe....

“Turqia synon të jetë mes 10 ekonomive më të mëdha të botës” – Erdogan


Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka njoftuar një plan ambicioz për ta bërë Turqinë ekonominë e 10-të më të madhe në botë. Ai tha se po planifikohen investime të mëdha do të rrisin Prodhimin e Brendshëm Bruto të vendit.

“Për ta bërë vendin tonë një nga 10 ekonomitë më të mëdha në botë, ne jemi kthyer drejt investimeve të mëdha, në projekte më të mëdha.” – tha presidenti në mesazhin e tij video gjatë ceremonisë së hapjes së punimeve për një urë në provincën lindore të Malatias.

Ai gjithashtu tha se Turqia po realizon më shumë se gjysmën e të gjithë projekteve globale me forcat e saj, duke shtuar se vendi po planifikon të mbështesë sipërmarrjen në sferat e teknologjisë hapësinore, teknologjisë inxhinierike, ushtarake lartë dhe inteligjencës artificiale.

Ekonomia e Turqisë pritet të dalë nga një rënie e zgjatur, e sjellë nga faktorë përfshirë pandeminë Covid-19 dhe të rritet me deri në katër për qind në vitin 2021, shkruan Reuters.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *