Numri dy i PS-së, Balla, mbrojti sot projektligjin e propozur nga qeveria për marrëveshjen e koncesionit të aeroportit ndërkombëtar të Rinasit.
Gjatë fjalës në seancën e sotme në Kuvend, ai tha se me marrëveshjen e re që pritet të miratohet sot, jo vetëm që do ulet çmimi i biletës por në 13 vitet e zgjatjes së tij do ketë 99 milionë dollarë investime.
”Unë mendoj që ky konfirmim që Kuvendi sot i jep kësaj kontrate, ka 3 elementë thelbësorë që ka ndikim tek qytetarët shqiptarë. Ishte diskutim, nuk patëm mundësi të rinegocionim me ish-kompaninë kontraktuese uljen e çmimit të biletës. Për shkak të kësaj kontrate, kemi mundësi të ulim uljen e tarifës për aeroportin në 20%. Do ulen çmimet e biletave që do bëhen në çmimet e përafërta të biletës me vendet fqinje. Në 13 vite do investohen 99 milionë dollarë. Nëse i shohim nga kontrata e fundit e qeverisë Berisha dhe Basha, nuk vensote asnjë kusht për investime të reja. Ne jo vetëm ulim çmimin e biletës, por dhe kushte për investime.” – tha Balla.
Më herët kreu i PD-së, Basha, paralajmëroi se qeveria e tij nuk do njohë asnjë zgjatje të koncesionit të aeroportit të Rinasit dhe do e zhbëjë atë pas 25 prillit.