Bashkimi Evropian ka rënë dakord me Pfizer dhe BioNTech për të shpërndarë 300 milionë doza shtesë të vaksinës së tyre COVID-19, tha sot një zëdhënës i Komisionit Evropian.
BE siguroi 300 milionë doza të vaksinës Pfizer në nëntor të vitit të kaluar dhe njoftoi një marrëveshje paraprake për 300 milionë doza të tjera më 8 janar, e cila parashikon mundësinë e diskutimit të kushteve të kontratës së re.
“Komisioni miratoi një marrëveshje të re sot,” i tha një zëdhënës Reuters.
Zyrtari i përfshirë në bisedimet me Pfizer tha se sipas marrëveshjes së re, vendet e BE-së kanë porositur tashmë 200 milionë doza që do të dorëzohen këtë vit, ndërsa bisedimet mbi afatet për 100 milionë dozat e tjera janë ende në proces.
“Bisedimet me Komisionin Evropian janë duke u zhvilluar,” tha një zëdhënës i Pfizer për Reuters, ndërsa një zëdhënës i BioNTech nuk pranoi të komentonte.