Ministria e Arsimit ka publikuar datat e provimeve të Maturës Shtetërore 2021. Gjuha e Huaj do jepet në datën 3 qershor, ndërsa Letërsia katër ditë më vonë, më 7 qershor.
Matematika është vendosur të jepet më 11 qershor kurse Lënda me Zgjedhje në datën 15 qershor.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Arsimit, provimet do nisin në orën 10 të mëngjesit e do zgjasin 2 orë e 30 minuta, shkruan Shqiptarja.
Provimet do zhvillohen në qendrat e provimeve të përcaktuara nga Komisioni i Maturës Shtetërore në ZVAP.
Sipas ministres së Arsimit, Kushi, rezultatet do dalin para datës 30 qershor ndërsa diplomat do shpërndahen deri në 15 korrik 2021. Pragu i kalueshmërisë në këto provime do jetë 15 pikë nga 60 që ka testi në total.