Ai ka fatin e rëndë të të qenit djali i trafikantit të drogës, Pablo Escobar. Juan Sebastián Marroquín tregon dhunën, luksin, fajin… gjithë realitetin që qëndron pas mitit të babait të tij përmes një videoje të shkurtër, ku mundohet të bindë njerëzit për një gjë: Të mos ndjekin rrugën e babait të tij.
Marroquin apo Juan Pablo Escobar, ka publikuar një libër me titull “Çfarë babai im nuk më tha kurrë”, ku tregon historinë e tij dhe mundohet të japë shembullin që nuk duhet ndjekur sipas tij.
Në videon e publikuar nga Kombini News, ai thotë se pas luksit, parave dhe drogës qëndron një realitet shumë i hidhur. Familja e tij ishte e detyruar të qëndronte në arrati, në frikë sepse mund t’i vrisnin. Tregon se babai i tij nuk ishte i lumtur dhe po vuante. Se ai vetë kur arriti moshën 16-vjeçare vendosi të ndryshonte emrin, në mënyrë që t’i largohej dhunës dhe vdekjes e të fillonte një jetë të re pas vdekjes së babait.
Morroquin jep të gjitha arsyet se pse shembulli i Pablo Escobarit nuk duhet ndjekur, ndërsa sulmon dhe seritë e Netflix se po japin shembullin e gabuar.
“Babai im ishte një nga kriminelët më të mëdhenj dhe më famëkeqi i shekullit të kaluar. Ai ishte në krye të një organizate ndërkombëtare që transportonte drogë në mbarë botën.
Ai menaxhoi 80% të tregut të drogës. Në epokën e tij të artë, kur ai po dërgonte shumë kokainë në SHBA, ai merrte dhe fitonte 50-70 dollarë në çdo fundjavë, duke llogaritur vetëm qytetin e Miamit.
Ti zgjohesh dhe ke një kopësht zoologjik në pjesën e prapme të shtëpisë tënde. Je i rrethuar nga truproje, motoçikleta, shumë luks. Shumë shpejt, mbërriti dhuna. U lënduan shumë njerëz.
Kjo shkaktoi shumë viktima, familjen tonë… Të paktën 3,000 njerëz vdiqën në atë luftë.
Ai ishte kundër policisë, kundër ushtrisë, kundër qeverisë, kundër disa karteleve të tjera…
Nga ai moment, na u desh të largoheshim nga vendi. Ne jetuam në Panama, në Nikaragua dhe disa vende të tjera. Gjithmonë në arrati… derisa im atë ndërroi jetë.
Nëse shikoni serioalin ‘Narcos”’PO, të gjithë duan të bëhen si ai, pasi ai është shumë ‘cool’, ka shumë fuqi, por në realitet ai po vuante. Ai po largohej nga policët, nga armiqtë e tij… Ai nuk ishte aspak i lumtur! Ai nuk po gëzonte. Ai konsiderohej një nga njerëzit më të pasur në botë, por po jetonte si më i varfri. Ky është realiteti pas gjithë kësaj.
Kjo është arsyeja pse unë po kujdesem për historinë time familjare, sepse nëse lë Netflix-in të vazhdojë të informojë njerëzit në mënyrën e gabuar… Epo duhet t’i inkurajojmë të tjerët të jenë të ndërgjegjshëm për pasojat që trafiku i drogës do të sjellë në jetët e tyre.
Babai im po përpiqej të vriste një njeri, i cili supozohej se do të ishte presidenti i ardhshëm i Kolumbisë, Z.Cesar Gaviria. Babai im vendosi një bombë brenda një avioni, por ai kurrë nuk hipi në avion. Kështu që 107 persona vdiqën atë ditë.
Kështu takova familjet e atyre viktimave, iu afrova për t’u kërkuar falje, kam shkruar një letër për çdo viktimë. E dini, po përpiqem të mbaj përgjegjësi edhe për veprime që nuk i kam kryer e dini, thjesht duke u përpjekur për ta rregulluar këtë.
Babai im kaloi shumë limite, ata po mi çojnë mua faturat për të paguar për të. Nuk mendoj se kjo tingëllon shumë e drejtë. Kjo është arsyeja pse unë u bëra një arkitekt dhe jo një trafikant droge. Ngritja e flamurit të bardhë ishte zgjidhja e vetme. Paqja.
Duke vazhduar të mendoj për paqen, edhe nëse çdo ditë marr shumë dhunë. Unë kam marrë kërcënime edhe pse unë nuk u bëra Pablo Escobar 2.0 ! Nuk mund ta kuptoj këtë.
Unë ndryshova ligjërisht emrin tim, identitetin tim kur isha 16 vjeç, sepse babai im ishte Pablo Escobar. Kisha nevojë të arratisesha nga dhuna dhe nga vdekja gjithashtu. Kështu që na u desh të zhvendoseshin në Argjentinë dhe pastaj u bëra një arkitekt, projektues industrial, shkrimtar… dhe kjo është ajo që bëj sot. Tregoj historinë time, historitë e babait tim, për të inkurajuar të tjerët të mos e ndjekin atë.”– shprehet djali i Escobar.