Drejtori i spitalit “Shefqet Ndroqi” Perlat Kapisyzi, në të cilën ditën e sotme u arrestuan me kërkesë të Prokurorisë të Tiranës 4 infermiere si rrjedhojë e hetimeve për rastin tashmë të njohur ku një sanitare i mori rreth 8 milionë lekë të vjetra një shtetase që kishte të ëmën e shtruar në spital me sëmundjen e Covid-19, ka folur mbi këtë ngjarje.
Kapisyzi e quajti korrupsionin në shërbimin shëndetësor sëmundje botërore dhe rasti në fjalë ka tronditur të gjithë.
“Janë ngjarje tronditëse që na kanë shkaktuar të gjithëve, jo vetëm mua. Ngjarje që nuk duhet të njollosë dhe të zhdukin punën që bëhet në shërbimin shëndetësor. Korrupsioni në shërbimin shëndetësor është sëmundje botërore.
Pashë që e konsideronin sëmundje botërore dhe është plagë që shfaqet në trupin e sistemeve shëndetësore. Ndaj këtyre shfaqjeve, gjëja kryesore është që të mbahet një qëndrim i vazhdueshëm me të njëjtin instensitet”- tha Kapizysi në emisionin “Open”.
I pyetur nga moderatorja e emisionit nëse ka zhvilluar spitali hetime të brendshme u përgjigj se “thuhet se dëmtohen hetimet e prokurorisë kur zhvillohen hetime të brendshme”.
Më tej ai vijon se karakteri i sanitares (Tires) ndikoi edhe te elementët e tjerë pasi edhe ato kanë pasur karakterin e Tires.
“Hetimet e brendshme, kur prokuroria heton, thuhet se i dëmton. Por nuk kemi ndenjur indiferent. Ajo fatkeqësia jonë ishte që një personel i brendshëm hyri dhe ç’pengoi vigjilencën. Tirja ka shumë vite që punon, për punë vitesh do dilte në pension. Karakteri i njeriut përcakton edhe fatin e tij. Karakteri formohet nga ambienti, natyra dhe shoqërua.
Karakteri i saj ka ndikuar edhe tek elementë të tjerë. Kanë pasur karakterin e Tires, kanë gjetur një terren ku mentaliteti i shoqërisë është që shërbimi bëhet më cilësor nëse jep ndonjë gjë. Është trashëguar në vite… E ndjera nuk ka folur me pjesën tjetër të personelit duke i thënë që është pa ngrënë”- tha Kapizysi.