12 persona kanë humbur jetën në vend lidhur me Covid-19.
Viktimat janë 5 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Kuçova, 2 qytetarë nga Kavaja, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Shkodra, të moshave 54 -76 vjeç.
Në katër spitalet covid në Tiranë janë shtruar 449 pacientë nga të cilët 36 janë në terapi intensive me 15 të intubuar.
Së fundmi janë bërë 3458 testime nga të cilët kanë dalë 953 persona të prekur nga Covid-19.