Vendosni fjalën kyçe....

Këlliçi denoncon Veliajn: Dha 1148 leje ndërtimi për 4 vjet


Drejtuesi politik i PD-së në disa prej njësive administrative, Këlliçi, ka denoncuar kryebashkiakun Veliaj se ka dhënë më shumë se një mijë leje ndërtimi për katër vjet.

Ai thekson se vetëm në Tiranë janë dhënë 3.3 milionë metra katrorë leje ndërtimi duke e katërfishuar atë në periudhën 2016-2019.

Sipas kreut të FRPD-së, Veliaj që ka dhënë leje ndërtimi për mafian kalabreze e ka vendin në burg pas 25 prillit.

“Erion Veliaj drejton fushatën politike në Tiranë për zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit. Punët e qytetit presin se kryebashkiaku ka hall tjetër: zgjedhjet parlamentare.

Njeriu që premtoi se do të mbahej mend si kryebashkiaku që nuk dha leje ndërtimi, ka bilancin më ekstrem në dhënien e lejeve, me 33,2% të totalit në rang republike. Kjo jo nga zemërgjerësia por tradita Rama e 20 përqindëshit duhet të vazhdojë për të mbajtur në këmbë kalbësirën me emrin Rilindje.

1148 leje ndërtimi për 4 vjet!

3,3 milionë metra katrorë ndërtime vetëm bashkia e Tiranës! 1/3 e totalit të lejeve të ndërtimit jepet vetëm në Tiranë!

Ka 4-fishuar lejet dhe 8-fishuar sipërfaqen e ndërtimeve gjatë viteve 2016-2019!

Në vitin 2016

106 leje me total 209295 metra katrorë

Në vitin 2017

231 leje me total 521996 metra katrorë

Në vitin 2018

388 leje me total 940348 metra katrorë

Në Vitin 2019

423 leje me total 1561858 metra katrorë

Për të balancuar këtë babëzi betoni, Veliaj flet për një pyll orbital. Një lopatë në dorë, disa fotografë dhe shumë hi syve.

A keni parë të mbillet ndonjë pemë në lagjen tuaj? Po pallate sa janë mbjellë në lagjen tuaj? Çdo ditë marrin ankesa nga banorë të Tiranës për pallate të reja në ndërtim që nuk respektojnë asnjë distancë nga godinat e tjera. Duhet të ngjitesh në tarracë për të parë dritën e diellit. Ky është rasti tipik i politikanit që para fushate premton diçka dhe pas fushate bën krejt të kundërtën.

Rindërtimi i banesave të dëmtuara nga tërmeti ecën me hap breshke kurse kullat në Tiranë rriten shumë shpejt, sa hap e mbyll sytë.

Veliaj do të mbahet mend si kryebashkiaku i Tiranës që shkatërroi të vetmin park lojërash në Tiranë, atë të 7 xhuxhave, për të ndërtuar një gjigand betoni. Ndryshe nga sipërfaqet gjigande që Veliaj jep për mafian kalabreze, qelitë e burgut janë më të vogla. Pak metra katrorë dhe akomodim falas.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *