Vendosni fjalën kyçe....

Kuvendi miraton zgjatjen e koncesionit të aeroportit të Rinasit


Kuvendi ka miratuar zgjatjen e koncesionit të aeroportit ndërkombëtar të Rinasit. Propozimi i qeverisë mori 90 vota në votimin e sotëm.

Sipas ministres së Infrastrukturës, Balluku, kjo marrëveshje do sjellë uljen e çmimit të biletave për qytetarët shqiptarë, zgjerimin e kapaciteteve për fluturime përtej kontinentit si dhe investime të shtuara.

“Në kontratën e re në mënyrë të detajuar janë shënuar të gjitha investimet, por me shifra të vërteta dhe me analizë financiare, pse dhe kur do realizohen. Shifra për investimet që do të kryhen dhe që janë të detyrueshme, të sanksionuara në kontratë, sot arrin rreth 99 milionë euro dhe kohët kur këto investime do të kryhen janë gjithashtu të sanksionuara në kontratë, duke mos i dhënë më mundësi koncesionarit që të interpretojë apo të shtyjë në kohë dhe në afate këto investime mjaft të dobishme për të gjithë qytetarë shqiptarë.” – u shpreh Balluku.

Më herët të njëjtin qëndrim mbajti edhe kreu i grupit parlamentar, Balla, sipas të cilit marrëveshja do siguronte investime të shtuara në 13 vitet në vijim në masën 99 milionë euro si dhe ulje të çmimit të biletave.

Njoftimi i Kuvendit

Projektligji “Për ratifikimin e ndryshimit të marrëveshjes së konçesionit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe shoqërisë koncesionare “Tirana International Airport” Shpk “Për ndërtimin, vënien në punë, operimin dhe mirëmbajtjen e Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza” Tiranë, ratifikuar me ligjin nr. 9312, datë 11.11.2004 të ndryshuar””, në diskutimet nga grupet parlamentare, u mbështet nga kryetari i grupit parlamentar të PS-së, z. Taulant Balla. Ky ndryshim do të sjellë rezultate konkrete pas implementimit të ndryshimit te kontratës për vetë cilësinë e shërbimeve që do të realizohen në aeroport, si dhe për përdoruesit e këtij të fundit, përparësi që shtrihen në këto drejtime: Investimi ne infrastrukturën e aeroportit me fonde 100% të shoqërisë koncesionare, investim, i cili arrin rreth 99 milionë euro; ulja e vlerës ekonomike të biletës për qytetarët që do të fluturojnë nga dhe drejt këtij aeroporti, duke reduktuar tarifat me 20% (per te rriturit) dhe 40% per femijet; lirine e hyrjes ne tregun e shërbimeve ne toke; dhe shndërrimin e aeroportit ndërkombëtar të Tiranës, që do të operojë avionë të kategorisë 4E, një kategori më e larte se ajo aktuale, duke bërë të mundur për herë të parë lidhjen e drejtpërdrejtë me shtete, të cilat janë konsideruar strategjike për zhvillimin e ekonomisë së vendit. Ky ndryshim u votua me 90 vota pro, 4 kundër dhe 7 abstenim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *