Vendosni fjalën kyçe....

Makina përplas këmbësoren në Institut, 25-vjeçarja ndërron jetë


Një aksident i rëndë ka ndodhur herët këtë mëngjes në Institut, ku një automjet ka përplasur një vajzë e re, 25-vjeçare.

Vajza e cila ishte këmbësore, nuk ka mundur dot t’u mbijetojë plagëve pork a ndërruar jetë në spital.

Drejtuesi i mjetit që e përplasi të renë është dërguar në komisariat.

“Më datë 08.02.2021, rreth orës 07:15, në Institutit,  mjeti me drejtues shtetasin E. B, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen A. A., 25 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra ndërroi jetë në spital.

Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariat për veprime të metejshme hetimore.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.”– njofton policia.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *