Vendosni fjalën kyçe....

Mbyten dy persona në Vlorë e Kavajë


Dy persona janë gjetur pa shenja jete në bregdet në Vlorë e Kavajë. Paraditen e sotme në Vlorë, pranë Petroliferës është gjetur pa shenja jete një person rreth 35-vjeçar, i cili nuk është identifikuar ende.

Në mesditë, një tjetër person u gjet i vdekur në Spille.

Sipas policisë, bëhet fjalë për 62-vjeçarin me iniciale A.S., i cili ishte larguar nga banesa që prej datës 5 shkurt 2021.

Njoftimi i Policisë së Vlorës

“Më datë 08.02.2021, në orën 11:15, në afërsi të Petroliferës, Vlorë, është gjetur i pajetë në breg të detit, dyshohet i mbytur, një shtetas i seksit mashkull, ende i paidentifikuar, rreth 35 vjeç.”

Njoftimi i Policisë së Kavajës

“Më datë 08.02.2021, rreth orës 14:00, në Spille, Kavajë, është gjetur në breg të detit, pa shenja jete, shtetasi A. S., 62 vjeç, i cili ishte larguar nga banesa më datë 05.02.2021. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune, paraprakisht dyshohet se ky shtetas është mbytur aksidentalisht.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *