Vendosni fjalën kyçe....

Meta: 25 prilli do vendosë legjitimitetin, partitë të përfaqësohen me figura të denja


Presidenti Ilir Meta në një intervistë për emisionin “Konak” në televizionin “Sot7” se zgjedhjet e 25 prillit do rivendosin e legjitimitetin e institucioneve.

Meta bëri thirrje që partitë të kontribuojnë për zgjedhje të lira por edhe të përfaqësohen me figura pa probleme.

25 prilli është një moment shumë i rëndësishëm dhe historik, për rivendosjen e legjitimiteti demokratik të të gjithë institucioneve.

Është shumë e rëndësishme, që partitë jo vetëm të kontribuojnë  për zgjedhje të lira e të ndershme, por edhe  të përfaqësohen me figura të denja dhe  pa probleme me dekriminalizimin, apo edhe me ata, që kanë abuzuar me pushtetin.

Këtë gjykim sigurisht do ta bëj vetë sovrani.

Unë kam një votë në ditën e votimeve, për të zgjedhur një parti apo një kandidat të caktuar edhe kjo është e fshehtë.

Njerëzit janë lodhur nga deformimi i përfaqësimit të tyre dhe i shndërrimit të Kuvendit dhe institucioneve të tjera në grupe të “fortësh” apo në klube arrogantësh poshtërues për qytetarin e thjeshtë”-deklaroi Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *